Fryma poetike e së dielës me  poeten:Shpresa DHIMA

NË TERRIN E NATËS

———————————

Muzgu thyhej, muzgu binte

Yjet vështroja me kërshëri,

Nuk e di pse mendoja ,

Mes tyre të ishe ulur ti .

Me zemrën fola , kujtimeve t’u jap jetë

Ku t’a gjeja zjarrin që veç ti ma ndez,

Po çastet plot ëmbëlsi..

Kur në prehrin tënd, kokën mbështes ?

Terri i natës binte , dritë bënin sytë e tu,

Ku t’a dinin yjet ,ç’ndjeja unë për ty

Puthjes tënde flakë ndizej trupi ,imi shpirt

Flakëronin si dielli në të tijin perëndim.

Si një gotë verë, kur me fund e pi,

Më deh aroma jote, tuat përkëdheli ,

Vera jo s’më deh ,ti këtë e di ,

Nga dashuria jote ndizet imi gji.

Kur ti flet me mua, pikon ëmbël fjala

Puthmë e dashur, falmi ata sy ,

Të dehem edhe unë si ti

Yjet ti zbresim në tokë, zjarr të lëshojnë.

Më të bukurat kujtime endur shpirtit tim,

Ku shfaqesh vetëm ti

Më duaj e dashur, mblidhu trupit tim,

Kush ty më shumë se unë, të do shpirti im.

/www.QendraPress.com/