Fryma poetike e së dielës me poeten:Shukrije GASHI
30 mars 2020
——————————-
Bac’ te shndërruan ne Legjende
historia e përgjakur nuk është
përrallë
meritat t’i përdhosen prapa pikturave
e muraleve ngjyrash klandestine
kujtuan u veshën me epokën e lavdisë
Vrare me pahir Njeriun e luftëtarit
flijimit për ditën qe kurrë do ta gëzojmë
një zezone e kobshme mbi çatinë e Kosovës
qyqes i ka ba vend ç’moti
e sot Kali i Trojës hingëllinë padroje
nesër këmbëkryq ne ball te oxhakut serish
Bac’ asnjëherë je Legjende por shembull
si vdiset për Lirinë qe çdo dite po zhvatet
e shitet ne thërrime
A ka sy ky popull hije a mumje
roje e padijes e mizorisë
shpirtit te robit nuk i hiqen lehte mëkatet
e dembelisë as uthulla e idhnimit Unë
liria nuk blihet por fitohet
heshtja zuzare është robëria e blere
me thërrime e sheshe te Lavdisë
Heronjtë u shndërruan ne Legjenda
e legjendat ne heronj kaubojsh
një kozmetike trapiste qe bjerrë njeriun
ne këmbim trilli epik
Monstrumi i robit e njeh veç andrrën
dëshirore historinë Legjende
Bac’ as nesër u Kry
Pandemia e Lirisë tone është vetëm Legjende
Popull i heshtjes dhe durimit
te marrte mordja per vrasjen me Kainin
Kurrë e mësove hilen e mashtrimit…3
/www.QendraPress.com/