Fryma poetike e së dielës me poeten;Shukrije GASHI
GJITHMONË DO TË KETE SHQIPËRI
Nuhi Rexhep Berisha
(3 tetor, 2021)
————————————
Asgjë nuk do t’them
për tregimin kurrë t’ rrëfyer
e di edhe mbrëmë e nesër
i mërzitur rri prapa perdeve
hije e trazuar luan me trishtin
palëve andrrave t’thyera
kohës zezonë me pandemi
ia miklon flokët
thinjave t’mia ofshanë nata pa fjalë
E ti me nge shpalosë romancën e kohës
që t’vodhi ty e më plagosi rëndë mua
Sot është ditëlindja jote
e fletët e ditarit teshtijnë pluhur
asnjë grimcë paska lëvizur dhimbja
sërish t’ shoh të pikëlluar ulur
n’ stolin e drurit t’ Babës Rexhep
n’dhomën e vogël që mbante
aromë kashte përzier me baltë e qyreq
ti ende shtyp tastierat e makinës
thurë vargje për Lajmëtarin e Lirisë
Rebele mbajë ison e këngës s’ vjetër me Ty n’ avazin e ri
gjithmonë do të kete Shqipëri
ani pse shumë ooo sa shumë më dhembë malli për ne
dy gota verë t’ kuqe pelim e dashni
muzgut nuk ju verbuan sytë as nesër
e kurrë u mësova me mungesën tënde
është festa jonë sonte andrra kurrë e jetuar
zbrit dil nga terri prapa perdeve
eja t’ngremë dolli kaq mund t’ them
gjithmonë do të ketë Shqipëri…
/www.QendraPress.com/