Fryma poetike e së dielës me poeten;Shukrije GASHI
KJO GRUA REBELE
(Nëntor, 2018)
————————————-
Të mjerë e vrarë lie ndër vite
harruat se Liria ka vetëm
një emër dhe nuk blihet
as nuk vjen kaluar në këmbët
e huaja
Ajo lindi në shtëpitë me çeremide
të thyera ku Nënat me gjinjë
t’ shterrun kërkonin një kokërr
fasule për ta shuar jo ujën e vet
por për t’ shtuar besimin për
më shumë bereqet dhe andrrën
e Lirisë
fëmijtë i ushqenin me ninulla
e tri pika qumsht t’vakët
Liria lindi e u rrit n’ thirrjet
për shkëputjen e vargonjëve
t’ mjerimit e rrahur keq
burgjeve ku vegjëlia djem
vajza e gra u mbështollën
me acarin e saj e ngrohën
si Nëna fëmiun n’ gji për ta
sjellë bëshëm në dasmën e
e madhe n’Prekaz e Dukagjin
Ajo u kalit nën rrahje kërbaqësh
e thirrje protestuesish paqësor
rrugëve e shesheve të Prishtinës t’lara
me gjak e andrrën për shijen e saj
që nuk u shua kurrë
Liria qeshi e çliruar maleve nën
krisma bataresh për qiellin
me shumë yje e hënë t’ plotë
Sot e trembur iku sërish me muzgun
tek varret e dëshmorëve
bashkë me andrrën anemonë
deri në stinën e re
Një masë rebele gra e burra
veshur me njomën e saj
u tërhoqën zvarrë e vrazhdë
ndër vite regjimesh blu
për t’ia nxjerrë dufin heshtjes
mondane për vrasjet moderne
epokës Sui Generis
Liria një grua e dhunuar
ka emër e burra t’ ligë
kërcënojnë sert yllësinë e saj
Në varre të rënët shkunden nga
dheu i harresës me rrënqethje
Ajo e tëhuajsuar lemeritur
nga trishti i vrasjeve
me pahir mbase edhe nesër
kërkon zë e askush e dëgjonë
Akrobatët e dergjës pushtet
përtypin gjymtyrët e t’rënëve
dje vajtojnë kohën e vegjetimit
kur qetë-qetë hëngrën ashtin
e mishin e dashjes tonë njerëzore
Liria janë votat për shkrirjen e
acarit nën çatitë me çeremide
t’ thyera arnuar keq
e “Zotin galuc” lutjesh ironi
Një ditë kur njeriu nuk e lëpinë më
pështyemjen për një grosh pushtet
Oooh kjo Grua rebele ka emër t’bekuar
jo dosido
sharjet e fyerjet mbi të janë
burrat e ligë që kurrë e deshtën atë
njëmend as i kuptuan t’ fsharat e saj
Nën çatinë e kuvendit sërish
dita lindë e rritet e trishtuar
muzgut hintë Kosovë
Hasan Kaleshi i ri solli pa ndrojtje
mënxyrën e dënimit me heshtje
Liria ka emrin Grua heuuuu
po deshët pëlcitni harbutë Gjelbër e Zi
/www.QendraPress.com/