Fryma poetike e së dielës me poeten;Shyrete DEMAJ
Dorëzohem para dashurisë
———————————
Dorëzohem përpara dashurisë
Bëhem rob e skllav njëherësh
Dezertori i ushtrisë
Ç’armatosem n’çdo qelizë.
Dorëzohem para dashurisë
Buzë e imja bëhet eshkë
Buza jote gurë stralli..
Seç më kall e seç më ndez
Vetëm një vështrim malli.
Dorëzohem para dashurisë
Mekem e fjalët më humbin
Vetëm buza jote e ëmbël
buzës time ja heqë shkrumbin.
Dorëzohem para dashurisë
Aromës dehëse afshit të zjarrtë
Ja ku jam o i imi fat – më fal a më mbyt
Përgjërohem dreqi e martë.
Dorëzohem para dashurisë
Falë i qofsha të ëmblit rënkim
Dhe jo nuk bëhem kurrë pishman
Dhe po ta di se më s’do të marr frymë.
Dorëzohem para dashurisë
Edhe n’u djegsha si dru i thatë
Rrahjet e zemrës çrregullohen
Çmenden e bëjnë shamatë.
Dorëzohem para dashurisë
dridhem si fleta në erë
Digjem në krahë të ëndrrës së vjetër
Eja më pushto eja e më merë.
Dorëzohem para dashurisë
Në gjunjë përulem poshtërohem
Dhe engjëjve ju falem e lutem
Nga ëndrra mos të zgjohem…
/www.QendraPress.com/