Fryma poetike e së dielës me poeten;Shyrete DEMAJ

Shkallë vargu.

——————————–

Stuhi jete, cunam,

që përplasen mureve të shpirtit

Pikojnë lotët e ëndrrës në prehrin e jetës

Kërruset shpresa si pemë e shtrembër në lutje perëndive

Rrëmbehem nga vorbulla mendimesh

kërkoj penën fshehur në gji muze

Kapem pas një vargu e varem

hapësirës së bardhë të shpirtit

Kapjet e mia lënë gjurmët e pergamenës së shpirtit tim në letër

Shkallë vargu për në jetë tjetër..,

/www.QendraPress.com/