Fryma poetike e së dielës me poetin;Skender BERISHA

DILNI

————————–

Pak frymë lirie o njerëz

Sheshi zbrazët si lihet

Flamuri si fshihet

Ku i keni lulelulet e premtuara

Ku është zambaku i Prizrenit

Ai zambaku shpirtbardhë

Kush m’ia mbyll portat lirisë

Kush

E këtë duf s’ma ndal kush

Se nuk mbyllet lavdia në kaush

Hapni dyert o njerëz

Dritaret leni hapur

Erëbliri le të hyjë

Me këtë ngjyrë flamur

Dilni dilni

Në shesh buzëqeshin dëshmorët

Ja ku janë syshkëndijë

Vijnë edhe zogjtë

Të cicërrojnë të cicërrojnë…

Simfoninë e mospërkuljes

10 qershor 202

/www.qendrapress.com/