Fryma poetike e së dielës me poeten:Vera ABDYLI
Ajo e solli freskun e maleve
Dielli në shkrepa bore
Shkëlqyer si sytë e saj
Më t’prekur buzët
Hapej një inxhi vargore!
Zbërthente si gonxhe
gjithë gas e vaj…
U afrova,
Sikur mos të isha…!
Më vdiqe më ëndrrat
N’buzëqeshje… ika nuk të prita!
Një tufë lulesh, lulebora
Si kurorë, dashurinë e nisa
Këngët e dasmorëve, n’damar ofshëtimë
Të pa artikuluara i kam peng
T’tejzgjaturam, dahiret tingujngrier
Fjalët më kuja, tingujt pa mjeshtëri…
Darsem pikëllimi, dashuri pa dashuri…
Asnjëri s’ka qe me kursen
E dhembja s’ka të fshehur
Ditë më ditë shpërthen…
e kaplon mashtrimi, kafshatë e patretur!
/www.QendraPress.com/