Fryma poetike e së dielës me poeten;Vera GJONAJ
SIRENA E KURESHTJA
—————————————-
Sirenë bukura në ujëra të kthjellëta
Fillon notin që pa gdhirë
Krijesë rrallë e perëndisë
Po të shoh krejt me pahirë
Të vëzhgoj, më ngjan si ëndërr
E çan detin tej përtej
E vërteta quhet zh’gëndërr
Jam imazh, thotë nuk gënjej
Një farë kohe, ti qe njeri
Çfarë të ngjau, në ujë u zhyte
Përse krijuesi të dënoi
U shndërrove, por nuk u mbyte
Apo kështu të krijoi natyra
Ndodhë, të jetosh dhe në dy botë
Ky mister mbetet pa’zgjidhshëm
S’jam njeri, por unë jam fokë
/www.QendraPress.com/