Fryma poetike e së dielës me poeten;Zaide NOKA

Peng jeta

—————-

Ah bota!

Brenda saj të ligë

Të ftohtë,me nerv gjaku

Armë të të gjitha llojeve

Në dorën e tyre të zezë,

Shpikje prap e njeriut

Shembin jetën e çelur me mundin e një nëne

Krenarinë e një babai.

Hëë!

Në dorën e ftohtë gjarpër

Varet jeta e pashpresë,

Zëruar lindja,dashuria, trishtimi,dhimbja e nënës

Tretet mëkimi i saj…

Hyjnorja dëshirë për të birin,

Peng ëndrrat në grykën e armës,

Peng jeta në dorën e zezë.

Nënës iu tha shpirti,iu ndal zemra…

Shembet dashuria në humnerë.

I ligu fshihet me pamjen makabre

Në skrofullën çnjerëzore

Të hiçit pa zemër…

A thua krijesa mostër

Lindi nga barku haram

Prapë i një nëne?

Perëndia ta kishte ngjizur më mirë gjak të prishur

Atë bark ta kishte lënë të shkretë.

/www.QendraPress.com/