Fryma poetike e së dielës me poeten;Zanë MALI
VASHA DARDANE
——————————————
Shtati i saj i fshehur brigjeve të lashta dardane,
të përfytyron bukurinë e zanës
duke i kërkuar mrizet e fshehura në male
për ëndrrat e saja të etura
Këputur në bel moteve të thata
zbathur ecë nëpër shkarpa
syve ngjyrë gështenjë i përftojnë 1001 yje
Një univers i panjohur
brenda atyre Buzëve të tulta fshihet
e shkrihet thellësive magjepse
me një të qeshur
Sa herë shkund flokët
fijeve të argjendta i varen epokat ilire
për ta bekuar dhe kohëve të reja
Ec Laurë ec
Të mos na shuhet shpresa …
/www.QendraPress.com/