Fryma poetike e së dielës me poetin:-Afrim Z. SYLA

NANA

——————

Nanë, u bënë tri vitë qe na le

E ti gjithmonë në mendje ,

e në zemrën time po fle…

Kujtimet me ty më duken sikur të ishin dje

Malli për ty nuk shuhet kurrë

Por për amanetin tënd do t’a bëj zemren gurë

M’ka marr malli met perqafu

Këshillat tua me i ndëgju

Dashuria për ty është aq e madhe

Saqë ndonjëherë duke të menduar ty ,

të tjerat gjëra i harroj fare !

Fjalët, ftyra e ledhatimet e tua

Kan qenë dhurat e bekim për mua

Ti më solle në ketë jet’

Më rrite,u kujdese për mua

E unë të pash duke u shkëputur nga kjo botë

Që nga ajo ditë unë ndihem vet

Nanë për ty kam shumë fjalë,

por kur po flas lotëve s’po u bëj ballë!

Dashuria e malli për ty kurrë nuk shuhet!

Sado vdekja që të më druhet.

Më prit nënë kur të vij

Me buzëqeshje më prit ti.

Vrej shpirtin si ma godit të ftohtit!

Teksa varrin tënd sodit …

/QendraPress/