Fryma poetike e së dielës me poetin;-Agim DESKU
GËNJESHTARËT
—————————————
Thonë dhe çfarë nuk thonë për gënjeshtrën
Janë gënjeshtarët ata që na rrethojnë kudo
Vetëm të verbëritë nuk shohin përpara e pas nesh
Në dysh jemi të ndarë në lidhje me gënjeshtarët
S’çajmë kokën edhe nëse dehemi nga gënjeshtrat
Guximin burrëror e humbin me paburrërinë e tyre
Gënjeshtrën e kanë armë për të vërtetën e kohës
Gënjeshtarët nuk pikin nga stuhitë e etnës
Ata janë përtej kufirit të atdheut tim të ndarë
Historia më ka mësua se këto anë kishin veç lule
Lule bozhuret na thonë për rrënjët tona pellazge
Ndoshta secili u bëmë lakmitarë të Mbretit
Nuk e menduam së kurora i përket vetëm njërit
Çfarë stuhi dhembjesh mbretëruan në këto anë
Njerëzit filluan të shndërrohen në zotna e mbretër
Atëherë u mbush kupa në gënjeshtarë të urryer
Cilit t’i them mbreti im kur na u servuan mijëra
Sikur e harruem Gjergjin mbretin tonë të fjalës
Me të cilin na njohu bota për trimëritë e tij
Na erdhi keq për gënjeshtarin Hamzain
Nga ku moren dhenë gënjeshtrat e importuara
Nga pesë shekujt e tmerrit e të ferrit të Dantes
Qëndruam duke u rrëfye para Korifeve të atdheut
Për t’u rikthye sërish në Promethe të gjallë. 14/15 Dhjetor 2023 AGIM DESKU