Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Agron SHELE
Virgilius
————————-
Deti blu….!
Shpirti blu…!
Dhe rrema që kurrë nuk arritën të sosin të gjallë *Virgilius në ujdhesën e shkuar
ku *Ebe shërbente nektarin e zotave
ndërsa tek tokësorët e thjeshtë ngrihej flaka deri ne Olimp
me një Trojë të djegur
pa Hektorin dhe Akilin,
por me bekimin e Zeusit të heshtur
tjetër perandori e Çezarëve të rinj do ringrihej.
Më kot shkuleshin flokë bregut të detit
kurorat digjeshin qiellit të tymtë,
pas rrënoja që i përngjanë sot vendit tim
dhe shkronja të arta që flasin më shumë se një pikturë.
Kohë të largëta
të rejat kalojnë përmes syrit të *Denaideve,
ku një udhërrëfyes ndjek gjurmët e harruara
dhe një *August përulet në heshtje
për çdo gërme dhe fjalë të shkruar.
Deti blu..!
Shpirti blu..!
Një Virgilius që kapërcen epokat
dhe një botë pëherë e trazuar!
*Virgiulisus – autori i veprës së famshme Eneida
* Ebe- shërbëtore që u sherbente nektarin Zotave
*Denaide – bijat e Danaut, personazhe të Eskilit
*August – Perandori August
/www.qendrapress.com/