Fryma poetike e së dielës me poetin;-Alban HAJRUSHI

MOS E GODIT GRUAN

—————————–

Mos e godit, se është si dritë,

Si hëna që në terr nuk pret.

Ajo të fal pa kërkuar,

Me zemër që di të dashurojë.

Mos e ofendo, mos e thyej,

Në shpirtin e saj mos ndërhyj.

Ajo është mirësi që rron,

Një botë që hesht e që duron.

Shumë duron gruaja në jetë,

Edhe kur zemra i rrah me fletë.

Po burri shpesh nuk duron,

Një fjalë e vogël dhe shpërthen.

Gruaja është si yll që ndrit,

E mban familjen pa asnjë britmë.

Mos e godit, por jepi nder,

Se ajo mban botën me shumë vlerë. /QendraPress/