Fryma poetike e së dielës me poetin ;-Azem SHKRELI
KOHA E KRYMBAVE
———————————-
Dalin kryezezë, kryeverdhë, nga vullnet i vrimave
Turren terr në sy, myshqeve, mendimeve, muranave
Trup e tërthorë u bien trupave të palëndshëm
Sa marrin trok lëngatave, sa kalirojnë ligësive
Lakmojnë krymbas, zhbirojnë, gropojnë, krymben
Në kënaqesi të zeza, gëzohen zi, cimbojnë me të zezë
Marshim i jargët i tyre zvarret tryezave, shikimeve
Bien në dy gjunjë, luten të marrë mot i lemashekët
Hipin shoq me shoq dhe shpallin kremten e krymbave
Shih si lëvrijnë, si i shtyn me gisht të madh koha
Shenjti Shënkoll, po tallemi apo na mori krymbëria?!
Fatkeqësisht sahi : n’a mori krimbëria !
/www.qendrapress,com/