Fryma poetike e së dielës me poetin:- Dritan MARDODAJ

Filofranku,grekofil”

—————————

Një pallosh kodosh

Ngrehet si kaposh

Se është frankofil

Ky besëprerë bandill.

Hiqet ky gjakprish

Sikur shkon në kish

Dhe bën si kryqtarë

Ky hajn hileqarë.

Pasi ky pallosh

Ngrehet si kaposh

Edhe pse mashtron

Nga qoshi në qosh.

Nga qoshi në qosh

Nga cepi në cep

Ky pallosh i gjatë

Është dhe filogrek.

Ja që ka të ngjarë

Që ky hileqarë

Edhe tradhëtarë

Hiqet për “shqiptarë”.

.

.

.

.

.

Dritan Mardodaj

/QendraPress/