Fryma poetike e së dielës me poetin ;-Fatmir  R GJATA

Vejusha

——————–

Shpinë me kallëma, baçen me saksi
Gjoksin borë të bardhë, buzët si qershi
Flokët me gërsheta, belinë bironjë
Hajde te konaku, të të bëjë zonjë.

Të ti mbush duart, plotë me flori
Të të heq fustanin, fustanin e zi
Të të fshij lotët, ti puth nji nga nji
Të jap një shamizë, të bëj dashuri

Mbete te varrezat, mbete te selvitë
Mjaft më me varre, se tu thanë sytë
Nëmi lotët mua, me filxhan ti pi
Një filxhan me lot, një filxhan raki

Te varret mos shko, se zgjove njerinë
Çfarë do bësh pastaj, me mua të zinë
Ku ta gjej gushën, me erë borzilok
Si të ve kurorën, te prifti mbi kokë.

Mos shko më në varre, po hajde në kishë
Jeta është e gjatë, e ngjallet sërish
Të vdekurit treten, të gjallë të dua
Fshiji sytë e bukur, mos më vdis dhe mua.

/www.qendrapress,com/