Fryma poetike e së dielës  me poetin:-Gazmend BEQAJ

Familja ime

————————-

Në takim me veten

Vetes i thashë

Kam shkruar që në fëmijëri

Bile kam fituar edhe konkurse

Këtu e në ish Jugosllavi

E megjithate as sot e kësaj dite

S’kam të botuar

As edhe nje libër me poezi

Më tha ji i duruar

Mos u ndi në faj

E arrira s’është arritje

Por këmbëngulja drejt saj

I thashë

Gjithmonë kam ecur

Rrugës së drejt

Në ball me çdo sfide të kohës

Ballëhapur duke u përball

E megjithate pos kësteve për kredi

Asgjë tjetër s’kam në xhirrollogari

Më tha s’ka vlerë paraja

Vilat e kullat në rërë

Më shumë se vet rruga

Janë gjurmët e mirësisë

Që në udhët e jetës

Pas vetes ke lënë

Më tha

Mos ji i zhgënjyer

Mos u ndi bosh

Sa herë të përqaf fëmijët e tu

Do ta ndjen

Gjithë madhështia e kësaj jete

Të të rrjedhë ndër dej

Se është familja e shëndosh

Është familja jote

Satisfakcioni më i madhe i kësaj bote

/www.qendrapress.com/