Fryma poetike e së dielës me poetin :-Gazmend  BEQAJ

Bija ime

———————-

Ti tashmë u rrite

S’je më ajo çupëlina e ndrojtur

Që nuk dije

Se veç një çast në jetë

Mund të ketë

Më shumë vlerë

Se krejt një jetë e pajetë

Ti tashmë u rrite

Në kërkim të ëndrrës tënde

Ti ia arrite

Me urti në mëndje

Guxim e dashni në shpirt

T’ia hapësh rrugën fatit

Që bekimi i tij

Urtë e qetë të vie te ti

Ti tashmë u rrite

Të gjitha pritjet

Me durim që i prite

Krejt çfare deshe në jetë

I bëre realitet

Dhe tash e përmbushur

E jeton me ëndje

Çdo ëndërr të zemrës tënde

Ti tashmë u rrite

E s’ka më ç’të duhet këshilla

As urtitë e mia

Ndaj për ditëlindje

Me këto vargje

Dua të të uroj nga zemra

Çdo stinë e moshës tënde

Qoftë për ty pranvera

/www.qendrapress.com/