Fryma poetike e së dielës me poetin;-Gëzim AJGERAJ
PORTËN LËRE HAPUR
————————————
Në mbrëmjen e vonë
Ajo u zgjua nga guri
Ku i grinte orët e ditëve
dhe u kthye në dhomën e gjumit
mblodhi shtatin e kërrusur
nga mosha
dhe e qoi në shtratin e ëndrrave
portën
nuk e mbylli,
se nuk e kish zakon ta mbyllte
qysh prej katër dekadave
kur i biri i kishte ikur udhëve të mallit,
çelësin e mbante varur
tek hajati i pritjes
se dikush
ia kishte mbyllë portën
ajo u zgjua trembshëm
nga një ëndërr e trishtë,
e tha:
Portën lëre hapur!
2023
/www.qendrapress.com/