Fryma poetike e së dielës me poetin;-Gëzim AJGERAJ

MONOPATIA

—————————-

Në kornizën

e murit tim me ngjyra

ca djaj herë të bardhë, herë të verdhë

e here herë të zi

orë e çast

pështyjnë mbi

portretin e atdheut tim

I shikoi dhimbshëm

e plotë inat

aty tek vija e ujit

se si e kthejnë¨

rrjedhën e *jazit

kah mulliri i armikut

Sa e vështirë

ti mbledhë dhimbjet

dhe plagët

që ende m`kullojnë!

Imazhet më ngjajnë

në kolaboratorë,

fëmijë kolaboratorësh,

mbetje bishash

apo renegat

Në të kujt mulli

qojnë ujin

këta monopat?

2023

_____________

*Jaz-vijë uji që shkon në mulli

/www.qendrapress.com/