Fryma poetike e së dielës me poetin;-Gëzim AJGERAJ
ANALISTËT NË KORNIZË
Në kornizat e bollshme
të broçkullave
dita qel e verdhë orë e çast
në atdheun tim
(lista e analistëve të përrallave të çarshisë,
ta humb udhën edhe në oborr)
mos pordht kush
në Prishtinë a Tiranë
në kafenenë e ç’thurur të pazarit
me kokrra të thyera fjalësh
ngrisin piramidën e përrallës
e mbrëmjeve na e servojnë
në kornizën e përçarjeve
si helm i natës
atdheun e shesin orê e çast
për nevojat e xhepit
dhe për pjatën e vjetër
që e lëpijnë diku larg
tek bodrumet e amanetit
të baballarëve
i strukin nostalgjitë
medet atdhe
… se kush hip e zbret
mbi diellin tendë
të zbehtë
/www.qendrapress.com/