Fryma poetike e së dielës me poetin;-Gëzim AJGERAJ
PËR HERMETIZMIN NË VARGJE
—————————————————
I than mjaftë me artin e hermetizmit në vargje
Se këtë filozofi pak kush po e përqafon
Pos ndonjë mjeshtër i artit të thellë psikologjik
Bile ata që ia thanë edhe me inat
Se hermetizmi peshë e rëndë për poezinë
Shtoja edhe metaforat shumë kuptimore
I thanë se s’ka ç`të duhet hermetizmi në poezi
Sepse shumë i vështirë të përkthehet a zbërthehet
Aq më tepër në një tjetër gjuhë
E ata që i thanë për hermetizmin në poezi
Ishin përkthyes edhe të sllavistikës e albanologjisë
Edhe përkthyes certifikatash, se gati harrova
Një ditë një mik e kishte gjetur enigmën
Erdhi e i tha:
Gjuhën që ti e përdorë herë pas here
Nuk e kupton lehtë pushteti e as përkthyesit
Që punojnë për atë
Qoftë i shenjt ky hermetizmi në vargje
shpesh herë na i ka shpëtuar edhe kokat
nga hienat e qiellit të fjalës
2023
/www.QendraPress.com/