Fryma poetike e së dielës me poetin;-Gëzim AJGERAJ

POROSIA

(Varianti 2)

—————————

Njëri majtas tërheq litarin

Tjetri djathtas nyjën lidh

E cungojnë mes inati

Për atdheun s’duan të dinë

Bardh e zi e zi e bardhë

Kush bajrakun lart ta ngritë

Pa çka i ngushtë ky ideal

Ideali për partitë

Kjo këmishë që shumëkush e veshë

Mund t’i bie mirë partisë

Por atdheut i bëhet ngushtë

Ndaj dhe ti mos e vish

/QendraPress/