Fryma poetike e së dielës me poetin;-Haki Latifi
Në shenjë kujtimi për, shkrimtarin, spikerin (folësit) të RTV-së të Prishtinës, skulptorin dhe veteranin e UÇK-së; Samidin Latifi.
(25 maj 1952-02 qershor 2001)
Ti gjaku i fisit t‘im!
(Samidin Latifit)
————————————–
Diçka në shpirt ndjej nji pengesë,
Sytë e mi shohin nji mungesë,
Mungon Samidini me emër,
Por veq këtu, e jo në zemër.
Tash po shkruaj e më shoqëron loti,
Vallë pse kaq të ri të mori Zoti?
Çdo gjë tash më duket si hije,
Kuvendi pa Ty, s`më ka shije.
Ti Lis i vjetër i fisit t’im,
U rrite dhe lulëzove bashkë me lavdinë,
Shpërthyes në skenë dhe i përmbajtur në këshilla,
Ti ishe dashamir besnik,
Lis i vjetër që në histori të rrahen erërat,
Ti vështroje shekujt nga Kalaja bosh,
Braktise skenat, dole prej ekranit,
Edhe s’pyete më: “Të rrosh a të mos rrosh?”
Dhe kur u shemben muret e kalbur të perandorisë së shkinisë,
Atëherë, Ti qëndroje krenar në sheshin përbri,
Që në vete mban shumë histori.
Derendingen, 25 maj 2018