Fryma poetike e së dielës me poeten;-Hamide AXHAMI

RRUGËVE MES SHKËMBINJËVE

———————————————–

U ngjita shpateve të larta

Si dhi e egër

duke kërkuar ushqim të pastër

Në majë kepi

Më mbuluan flluska dëbore

Si në akull rrëshqita!

Në shtratin e lumit të shterur

u rrokullisa.

Ah sa dhimbje e fuqishme

Më zhgënjeu shpresë e bardhë

Vetvetiu

shpirtit i hapa plagë.

/www.qendrapress.com/