Fryma poetike e së dielës me poetin;-Hamit TAKA

MENGJES PRILLI

—————————

Ty s’të flihet këtë mëngjes brilant

Kur gjelat vendin bilbilave ua lanë.

Mbi kaçube dafinash gjetheartë

Xhevahiret e yjeve u shpleksën e ranë.

Loton vesa prej gjethit pikë-pikë,

Gurgullima ujrash shuhen nën barë.

Ca harqe ylberesh pleksur në qerpikë

Vetëm në prill unë ty t’i kam parë.

Të vjen ta bësh balonë kaltërsinë

Që me zemërgjerësi ta fal kjo ditë,

Po ti ia kalon njëqind herë me dëlirësinë

Se qiellin të gjithë e ke futur në shpirt.

Thuaj “Mirmëngjes” fushës së verdhë

Grurit të ri që flladitet valë – valë,

Mëzit gazmor dhe pelës së pjellë

Që rendin galop drejt shtegut të bardhë!…

* * *

/www.qendrapress.com