Fryma poetike e së dielës me poetin;-Hatip HULAJ

POEZI PA SHPIRT

——————————-

Poezi e thatë ,e zbrazët është e GPT,

si njeri i pashpirt,si robot,

një poezi që nuk rrjedh nga shpirti e zemra ,

të lodh nga truri ,të lodh nga mendja.

Gurgullimën e ujit duhet ta ndiejē shpirti,

zërin e bilbilit ,shushurimën e pyllit ,

gëzimin ,dhimbjen,këngën dhe lumturinë,

dashurinë për jetën, natyrën , njerëzit.

Këto nuk i ndjen një njeri robot,

këto i ndjen njeriu zemërplotë.

Poezia duhet të rrjedhë si lumi,

si këngë,si melodi,si simfoni…

/QendraPress/