Fryma poetike e së dielës me poetin:-Hatip HULAJ

BUKUROSHJA MAGJEPSËSE

———————————

Nuk di si e krijoi Perëndia ,

si ia fali gjithë atë bukuri,

trup të drejtë shtat selvi,

sy të bukur,rrush të zi.

Flokë të gjatë lëshuar mbi shpinë,

ecte rrugës si “atkinë,”

po ta takoje, humbje qetësinë,

zemra dridhej në aritmi.

Nëse ndalej dhe të buzëqeshte,

një javë qëndroje në heshtje,

që mos ta prishje atë imazh,

se pastaj zemra do të plasë.

Nëse edhe lisin e përqafonte,

në tokë rrezatimi i saj do ta rrëzonte,

se për njeriun s’bëhej fjalë,

një javë qëndroje në hipnozë.

Kështu dukej shoqja e grupit tim,

në prani të saj nuk kishte mësim,

profesorin e shikonim të hutuar,

mendja jonë larg duke fluturuar.

Por një ditë, si për çudi,

për rreth syve ishte nxirë,

një natë, kur kthehej për banesë,

e kishin rrëmbyer dy faqezezë.

Ajo më në fakultet nuk u kthye ,

ata rrugaqët u burgosen,

shoqën tonë më nuk e pamë,

shkoi në Perëndim,atje ku e kishte babanë.

/QendraPress/