Fryma poetike e së dielës me poetin; Hazis HYSA
DITËLINDJA E KURBETÇARIT
——————————————-
U bëfsh plaku njëqindvjeçar
O shoku im kurbetçar e mërgimtar
Kështu ia dhamë jetës detyrën e parë
Për familjën e atdheun t’ punojmë pa ndalë
Dhembjet për Vendlindjen vërsuleshin çdo ditë.
Ëndrrat rinore na silleshin në kokë vërdallë
Kurrë nuk patëm urrejtjen për shoqërinë
Xhelozinë dhe gënjeshtrat i kishim përzënë
Nga vitet e ikura në pezmë dhe dhembje
Shumë gjëra jetësore mbetën në kujtesë
Trupi këndej e mendja në Vendlindje
Në vendin e huaj vetmia na ndjekëte si hije.
Mynih.20.o4.2024.Hazis Hysa
/www.QendraPress.com/