Fryma poetike e së dielës me poetin;-Hekuran HALILI
Ekstazë prilli në Sarandë
——————————–
Puth Tokën ,
si Atlasi,
e “hedh” mbi shpinë,
e mbaj,
më mban…
Zgjas duart,
për “flokësh”,
kap Hënën,
e puth marrëzisht,
më puth çmëndurisht…
Dielli ,
vëllai im i madh,
gatit për mua,
orkestrën e harqeve,
bërë me tela rrezesh ,
të lozim bashkë,
simfoninë e meraqeve…
Saranda,
në ekstazë pranverore,
shëtit bregut të detit,
si një shënjtore,
ndjekur pas,
nga dyzet “ shënjtor”,
ndërsa deti,
me valët lozonjare,
mistershëm mërmërin,
e shndrin…
Këtu,
po ndodh një magji,
ka zbrit prej dyzet qiejsh,
Ai,
i magjishmi,
Prilli…
/www.qendrapress.com/