Fryma poetike e së dielës me poetin;-Imer HYSA

DUA

——————-

Dua lulet e mbledhura kopshtit të kujtimeve

ti lidh buqetë me fjongo dëshire

e ti flak pas si nuse e sapo dalë nga shtëpia

e fati t’ia hedhë në dorë një beqareshe.

Dua që breshëri i karameltë e shiu i oriztë

të kthellojnë qiellin e lumturisë

e të ngrohin me diell shprese.

Dua muzika dhe boritë të shkrihen një

siç shkrihen një dy shpirtra në krevatin bashkëshortor,

për të krijuar rrëmujë fëmijësh,

si gugatje pëllumbash në oborr.

/QendraPress/