Fryma poetike e së dielës me poetin;-Kastriot MALO

Dhe të lamë dhe të qajmë.
——————————————-
Vendlindja ime e shtrirë në brinjë,
Si një plak i moçëm duke fjetur,
Ashtu në heshtje i duron ato plagë,
Me buzën thelë, për pak ujë të etur.
Aty ku dikur niseshin dallëndyshet,
Tani pemët vetëm dege të thata tundin,
Ashtu si një çember* që merr tutje era,
Si një i dënuar me vdekje që pret fundin.
Dikush mes qametit, me fener në dorë,
Flet i mbështjellë nga dimri me sharg,
Një shprehje godit më shumë se plumbi,
Muret ju rrezuan dje, “U shua dhe ai prag”.
Udhëve të botës ç’më bren një mall,
Dhe shpesh aty me rikthen mendimi,
Ashtu si shumë të tjerë të ikur dhe unë,
Mbledhim në sepete lotë të kripur pikëllimi.
*)-Çember- Shami koke.
k.malo.
/QendraPress/

