Fryma poetike e së dielës me poetin;-Kujtim HAJDARI

FAJKOI
———————–
Dhe nata bie, gjithçka fle,
Dhe një qen që leh diku, platitet,
Veç zgjuar rri një shpresë e re,
Një këngë për ty që nuk venitet.
Dhe më bredh mua heshtur, pa zë,
Si një sonambul në këto orë të vona,
E përkëdhel dhimbjen që pas ti lë,
Trishtimin e hidhur në ëndrrat tona.
Në errësirë mbytet prej mërzie,
Nata e gjatë zgjuar me mua,
Gjersa në agim simbol lirie,
Rreh krahët qiellit një fajkua.
Dhe ka të tijën gjithë kaltërsinë,
Më fton dhe mua i ngazëlluar,
Sikur të më thotë se dashurinë,
Me qiellin blu s’kish për ta ndërruar
/www.QendraPress.com/