Fryma poetike e së dielës me poetin;-Leonard PIPA

Iki shtegut të pakthimit,

Me gjithë vrullet e fillimit,

Lart në malet përmbi rrah,

Mos prisni të vi me krahë!

Vijnë zogjtë tre nga katër

I kërkon e shkreta vatër,

Në Epir rrugës për ferr…

Ujqit kthehen në mermer!

Nëpër re pas këmbëve të Zotave,

E vërteta e këtyre tokave,

Fshihet, vidhet, shtrembërohet,

As në ëndrra nuk tregohet!

Iki shtegut të pakthesë,

Erërat më mbanin me shpresë,

Shekujsh si gjuhë në dhëmballë,

Ku Zotat e mi janë gjallë!

/www.QendraPress.com/