Fryma poetike e së dielës me poetin;-Llesh GJOKA

TI PRET AKOMA

——————————

Ti pret akoma syvenitur,

Një ftesë për ditëlindje yjesh.

Një yll ra nga qielli mbrëmë.

Na mbushi me dritë, si një vetimë mes pyjesh.

Të pashë shtegut të kujtimit,

Kur errësira ngadalë po fashitej.

Të thirra, oh sa fort, të thirra!

U dridhen grilat kur agu po avitej.

Ti pret akoma mes hijeve,

Te dritarja gjysmëhapur shikimin tret.

Një dashuri ëndrrash mes nesh përpëlitet,

Si zogu ferrak nën fletë…

Me një qyrk të errët jam veshur.

Këtu jam, pranë, ti nuk më sheh.

Vesku i fytyrës tënde nuk më shqitet.

Harrimi është plagë që vret…

Akoma i dëgjoj thirrjet në muzg,

Kur lotuset pikonin në liqenin blu.

Merrmë me vete si era, të lutem!

Mbi një varkë shpirti që arratiset për diku.

/QendraPress/