Fryma poetike e së dielës me poetin:-Luan SHESHI

SA LARG TIMES BOTË

—————————-

Sa larg times Botë,

kilometra fëmijërie,

oaz i mbushur plotë,

me tinguj nostalgjie…

Buçimat endacake,

si nën rrufë kollitur,

e sotmja fjalë-pake,

zemërohet papritur…

Përtej një vetëtimë,

djeg mallin e vrarë,

e shkuara trishtim,

bulë-lotësh së qarë…

Sa larg times Botë,

vite…që më s’flasin,

oaz i mbushur plotë,

me zërat që ulërasin…

/QendraPress.com/