Fryma poetike e së dielës me poetin;-Luan SHESHI

SIKUR TË QE NDRYSHE
—————————-
Sikur të qe ndryshe,
flladi erë e fortë të qe,
të mos kish dallandyshe,
qiellit grindur plot rrufe…
Bubullima rreth e qark,
zhurmë, potere…lemeri,
koha thurur në një thark,
vallë ç’do beja hiç s’e di…
Terrin mbase do e grisja,
që Pranvera të vërshonte,
gjuhë-zjarrtat do t’i prisja,
Dielli prapë të rrezatonte…
Sikur të qe ndryshe,
dallgë e Jetës të qe pis,
të mos kish dallandyshe,
djerrit do të bëhesha lis…
/QendraPress/