Fryma poetike e së dielës me poetin;-Lulzim HAJDARI

Çou, zgjohu, zgjohuni?
————————
Çou, zgjohu, zgjohuni
O sot o kurrë më,
Ngrihuni nga dheu
Kemi nevojë për ju.
Tradhtuam idealin tuaj
Mundin tuaj,
Gjakun e derdhur ua kthyem në ujë
Shtizën ua shkërmoqëm,
Flijimin ua trazuam.
Gadishullin Ilirian që latë
E kthyem nė lluc të ndotur,
Ua copëtuam
Degët i’a thyem,
Rrënjët i’a shkulëm
Themelin i’a dobësuam.
Çmenduria deri n’rrënim
Mjerë ne kur të vijmë,
Përballë jush, n’amshim!.
/QendraPress/