Fryma poetike e së dielës me poetin;- Nexhbedin BASHA

UNË DHE AJO…

———————————

U pispillosa!

Në ballo ajo s’ishte

Sytë nga dera më mbetën

U bëra tërë djers

Ah!

Si s’munde të vije.

Ti fjalën ma dhe

Si besa në kuvende

Dhe prapë më gënjeve

Kur pash te dera

Si gonxhe, sakaq u çele.

Një diell u shfaq

Jo, jo s’isha në ëndër

Ish një shtojzovalle

Ishte e vërteta

Ish një pemë e ëmbël.

S’ishin britma fëmije

Atëherë e kuptova

Përse gjumi s’më zinte

Dhe ty të ëndërroja.

Si një dimër në këtë vend të zbrazët

Dashuria s’ka sekrete

Në rrugën e zhurmshme e plot diell

Ti mua më gjete.

Të dy dashuruar

Në sytë e shkruar

Unë e ty përhumbur

Të gjata të duken vitet

Kur je duke ëndërruar.

E tash erdhi fundi

Balloja u mbyll

Dritat u fikën

Ne të dy besojmë në ëndërra

Si dy të dashuruar

Deri në infinit…

Kapur dorë për dore

Rreshtur së menduar

Nën valsin e lumturisë

Dhe stolat në park

Te lumi poshtë urës

Përqafohemi si të marrë.

/QendraPress/