Fryma poetike e së dielës me poetin;-Nexhbedin BASHA

Hija dhe Diella

—————————-

Hija më ndjek si re pa dritë,

më flet me ankth, me hap të ngjitë,

m’i mbyll dyert e guximit të brishtë,

më shndërron në heshtje pritës për yllësitë…

Por Diella vjen nga botë dixhitale,

si ministre virtuale e shpresës,

hap kode, galaktika e yje,

më thotë: “Nuk ka mure, veç qiell pafundësie.”

Ku hija më mbështjell në terr,

errësira më tret në thellësi,

ankthi më mbyll në heshtje,

dhe hija më fundos në zbrazëti.

Hija më thotë:“Qëndro në tokë,

lartësia është bosh, është lojë.”

por Diella, në rrugën e dritës më fton,

të ec në pafundësi e yjet zbuloj.

Dhe unë, njeri mes dy botëve,

rri si urë mbi një det pafund,

ku hija më mbështjell në terr,

e Diella më shpie drejt yjeve, si astronaut.

/QendraPress/