Fryma poetike e së dielës me poetin:-Qazim THAÇI

Ajo  që i zëvendëson ato mijëra libra të djegur

———————————————————-

Kur era e vendlindjes  të mbush,

me dashuri  e dhembje bashkë.

Si ta ndash gëzimin nga trishti,

duke kujtuar dasmën e vdekjen.

———————

Në të njëjtën të enjte që

 plakat e quanin të bardhë si kohë vade.

Kur dhembja e zë derën si ortek i moçëm,

Me borë e akull strehëve të kullës.

———————-

Bregut të Drinit edhe kënga merr,

kodin e këngës  plotë mall rinie.
Qielli ngrysur grindet me retë,

për amanetin si hajmali pagane.

———————-

Nata e trishtë bartë dhembjet,

Për agun e mbarsur me vajtim.

Kahdo të shkosh ëndrrat kujtim

për vendlindjen se një të dytë nuk ka.

——————————

Mbi trapazan kur lotin e derdhnin burrat,

pesha e fjalës bëhej  be e besë .

Plisit i vihej një shami nderi

Për të kujtuar dashurinë e vendlindjes

————————–

E tash pas kaq dekadash ajo sy bukura e

bënë tërmetin shpirtëror si vesë agimi.

Duke kaltëruar qiellin e retë i shëndrron

Në shpresë jete, për të harruar tmerrin.

————————–

Ajo i zëvendëson ato mijëra libra të djegur,

në luftën e lirisë dhe jetës i jep ngjyrën.

Tash kur vargon çaste e vargje dashurie

Sepse me botën e madhe e plotëson jetën.

—————————–

Vetëm asaj s/mund ti thuhet lamtumirë

Edhe kur vdekjen mund ta kesh afër

Ajo ka aromën e jetës në sy e në gjuhë

Ka botën e lumturinë në shpirt e porosi.

/www.QendraPress.com/