Fryma poetike e së dielës me poetin:-Qazim THAÇI

Shëtia e natës breg Drinit dhe kodi besës

_____________________________________

Nata me gjenë shpesh breg Drinit me kodin e besës

Duke mat dhembjen e dashurisë si një ankth i kohës

E kah të shkohet me busollën e gabuar të kombit

Kur vetëtima e rinisë bubullon ende nëpër venët e mija

Po shëtisë Breg Drinit me shtojzavallet e Pashtrikut

Si amanet i them të dashurës që ta ruajë dashurinë

Jo si kult bese as si dëshmi kohe,por si pasqyrë e kësaj pabesie

Se aty breg Drinit mund të vras ëndrrat e hershme të mijat

Zëri i sajë patrembshëm sonte mi prish rimat e poezisë time

Si dikur kur mi shprishte kaçurrelat mbi ballë e më këndonte

Ninulat e Nanes Rukë, se kjo botë është plotë ëndrrime

Pa ditur sa shumë dhembje në shpirt kishte kalitur.

Natë më gjen shpesh breg Drinit me kodin e besës

Duke mat dhembjen si kujtim të shkuarës plotë trishtim…

/QendraPress/