Fryma poetike e së dielës me poetin ;-Qazim THAÇI -/Prizreni dhe dhembja e kujtimeve/.

Prizreni dhe dhembja e kujtimeve

_________________________________________

Prizreni, asnjëherë derën nuk e mbylli as për miq e jo-miq.

Që ta kalosh Urën e Gurit e të çmallesh me atë të Lanetit.
Zejet e dikurshme si relikt të kohës kujtohen bile edhe pushkatarët.

E zambakët sikur sodisin këtë dynja dhe vrasin harresën e At-dheut.

Prizreni, sikur vret Besën e Lidhjes, në shenjë trishtimi

Se i ikën bijtë  këtij qyteti në heshtje, si në kohë kolere

E malli për Nanën Rukë, i ngjanë dhembjes së syrit

Athua si ti emërtojmë tani festat kur s’kanë as erë simitesh

Me aspirinë shoqërojmë natën deri në agimin e festës.

E sikur mallin e vendlindjes e bëjmë inat për ata  që janë larg

Shushurima e Bushtricës ende  respekton edhe vdekjet e  dallëndysheve

E  profesor Nexhati me mitin e kalit sikur shënon ritin e  qytetit. 

Gëzimi ,me ethet e Alpeve mat dashurinë e Vërrinit,si Bashkimi

Arbeni kujton Nanën e tim At,  në shenjë  festimi

Kujtimet sikur policë bashkëhor  na orientojnë mendjen

Në At- dheun plotë dhembje e plotë trishtim ku na ikin ata pa kthim   

Ku…as adresë. as varret e të parëve. atje nuk janë…..

/www.QendraPress.com/