Fryma poetike e së dielës me poetin;-Qazim THAÇI/Tek rrapi ende kafen në Shadërvan s’po pimë/

Tek rrapi ende kafen në Shadërvan s’po pimë

/Përkushtim Asllan Gashit/

Ku e si ta kujtojë mallin për ty

Kur nëpër etapat e jetës kishte stuhi

E shpirtin tendë gazmor e dëmtonin

Shëndeti bashkë më gjendjen anarki

Tek rrapi ende kafen në Shadërvan s’po pimë

As unë e as Mehmeti se zëri yt na  vie çdo ditë

Na dëgjojnë veshët dhe shprtin tendë gazmor

E si ta harrojmë gjithë atë kujtim tani pa ty

Atje ndër varre sikur gjelbërim është amaneti yt

Se jeta kaq shumë hile të paska bërë me pahir

Edhe kur strehë nën çadrën tënde kërkonin strehim

E sa e hidhur ka mbetur kjo jetë për në  vazhdim.

/QendraPress/