Fryma poetike e së dielës me poetin;- Qemal MEHMETI

PASQYRA PA NJOLLA

———————————-

Diell që lind brenda shpirtit,

dritë që nuk e shuan errësira,

lis me rrënjë të thella,

që s’e përkul furtuna.

Dritë që nuk shuhet,

gur që nuk lëviz,

mal i palëkundur

që ngrihet përtej qiellit.

Ujë i kthjellët mali,

që s’e ndot dot gënjeshtra,

këngë e heshtur mbi kohë,

që s’e ngulfat dot zhurma e botës.

Pasqyrë pa njolla,

ku shikimi i njeriut

takon të vërtetën lakuriq,

pa frikë, pa turp.

Më e lartë se vetë lavdia:

Është ndershmëria.

/QendraPress/