Fryma poetike e së dielës me poetin ;-Rexhë F. MORINA

PËR VENDIN E LASHTË

——————————————

Arbër liridashësi i tokës Dardani,

U ndesh në kohëra me erë e stuhi,

Qëndroi në këmbë edhe vetëm ai,

Me ëndrrën e vjetër që kish në gji.

Arbër shtegtari i maleve plot borë,

Eci i pa lëkundur me armë në dorë,

Në ballë të popullit çdo çast e orë,

Me guxim dhe heroizëm arbëror.

Arbër luftëtari ish një bir i Arbrit,

Hodhi valle në tymnaja të zjarrit,

Vringëlloi armët,shqipe maje malit,

Për vendin e lashtë,tokën e të parit.

/www.qendrapress.com/