Fryma poetike e së dielës me poetin;- Rexhep F. MORINA

PO LIND DIELLI I LIRISË
(Kushtuar dëshmorit Avni Hodaj,
rënë në luftë me 28.05.1999)
—————————————–
Atë ditë maji te lugu i malit,
Trimat pritnin dritën e agut.
Ndiznin zjarr me gurë stralli
Hasmit tmerr, flaka t’i kalli.
Rrezja e bardhë fillon të dalë,
Djemtë e hedhin hapin e parë.
Mbi armikun shtien befasisht,
Dhe u falin plumba trimërisht.
Krisën pushkët, krisi mortaja,
Egërsirat e ndyra i gjen belaja.
Gjëmojnë topat,ushton lugina,
Përshkon predha në log trima.
Sulën djemtë mbi armiq dinak,
Për të plagosurit të marrin hak,
Guximtarët në luftë s’tërhiqen,
Rreptë luftojnë, bishat ndiqen.
Thërret Avniu dhe flet ngadalë,
Shokëve pranë ua thotë ca fjalë.
Hiç mos trandeni,fort qëndroni,
Tokën të huajve mos ia lëshoni.
Shihni si ikin pushtuesit barbar,
Nga vendi ynë,se digjen me zjarr.
Fjala e fundit i rrodhi,si gjaku i tij,
Po lind dielli shokë,që na sjell liri.
/QendraPress/