Fryma poetike e së dielës me poetin:-Rexhep F.MORINA

UDHËRRËFYESI PROFETIK
(Kushtuar Adem Demaçit)
———————————–
Terri i robërisë,ia verbonte sytë atdheut,
Koha kërkonte dritë,dhe fuqinë e Anteut.
Fati në vorbull sillej,të lindëte forcë të re,
Popullit ti jep krahë,të ndriçon sikur rrufe.
Vite të errtë ishin,kur drita hyjnore zbriti,
Shtigjet tona për lirinë,magjishëm i ndriti.
Drita e shenjt ish njeriu,idealist e vizionar,
I cili u bë simboli jetës,i atdheut misionar.
Qëndroi përballë furtunave,i rreptë e stoik,
Asnjë stuhi se përkuli,shpirtin e tij heroik.
Thellë i lëshoi rrënjët,si një rrap nën tokë,
E rrënjët në popull,ia lidhnin zemrën fortë.
Në rrugën e nisur,as vuajtjet se ndalen dot,
Me sakrificën e madhe,ndryshoi një epokë.
Kolosi ynë historik,i revolucionit çlirimtar,
Ai udhërrëfyesi profetik,ndrit përjetë fanar.
/QendraPress/